Një shtetas gjerman është shpëtuar pasi u humb në Karadak të Shkupit

Një shtetas gjerman është shpëtuar pasi u humb në Karadak të Shkupit

Shtetasi gjerman i cili u humb në malin Karadak të Shkupit është gjetur me sukses në aksionin e koordinuar të Lidhjes Auto Moto të Maqedonisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Qendrës për menaxhim me kriza.

Siç kumtoi sot në mëngjes QMK, shtetasi gjerman i cili nuk ka pasur numër telefoni të Maqedonisë për ndihmë të shpejtë, fillimisht është paraqitur në Gjermani, pas çka janë alarmuar shërbimet e vendit dhe ka filluar aksioni për shpëtimin e tij.
“Konkretisht, pas paraqitjes nga ana e të punësuarit kujdestar në LAMM, ndërkaq të dhënat e marra nga Shërbimi gjerman për ndihmë në rrugë (i cili bashkëpunon dhe është i ngjashëm me LAMM këtu), në Qendrën për menaxhim me kriza është marrë informatë se është humbur një person i moshuar (70 vjeç – shtetas gjerman i cili ka folur edhe në gjuhën turke) pas fshatit Bllacë, në malin Karadak i Shkupit në drejtim të fshatrave Brezë dhe Tanushë, me koordinata të dhëna në LAMM nga ana e Shërbimit gjerman për ndihmë në rrugë. Personi nuk kishte ngrënë një ditë dhe i njëjti ishte frikësuar për jetën e vet në errësirën e malit. LAMM ka pasur kontakt përmes Shërbimit gjerman për ndihmë në rrugë për gjendjen e personit të humbur, por në momentin e koordinimit me Sektorin për operacione dhe koordinim në QMK nuk patën mundësi për kontakt me personin. Prandaj, nga ana e LAMM në QMK janë dhënë edhe dy numra të huaj telefoni nga personi i humbur, Në gjurmim janë përdorur edhe disa nga informatat e marra në 112 në QMK”, ceket në kumtesën e QMK-së.
Nga ana e Qendrës rajonale për menaxhim me kriza Shkup, përmes telefonit janë njoftuar edhe stacionet policore Mirkovc dhe Tanushë, të cilave iu është transmetuar informata se, në pajtim me koordinatat e paraqitura për personin e humbur, se ndoshta mund të gjendet në terren të pakalueshëm për çka do të ketë nevojë për automjet të terrenit. Njëkohësisht nga QMK ishin informuar edhe kompetentët e Komunës Çuçer Sandevë për përfshirjen e tyre të mundshme në gjurmim sipas zhvillimit të situatës dhe nevojave të gjurmimit.

Shtetasi gjerman është gjetur rreth orës 19:30.

MARKETING