Një shqiptare jep kontribut të madh në shpikjen e re të Apple
Zyra e Patentave dhe Markave të SHBA-së miratoi një patentë të Apple që lidhet me gjeneratën e ardhshme të Sistemit të Sensorit AirPods, ku AirPods mund të përfshijnë një numër elektrodash aktive të konfiguruara për të matur biosinjalet dhe aktivitetin elektrik të trurit.
Biosinjalet e matura nga AirPods mund të përfshijnë, por nuk kufizohen në një elektroencefalografi (EEG), elektromiografi (EMG), elektrookulografi (EOG) dhe më shumë.
Një ndër personat që ka punuar në këtë shpikje është bioinxhinerja shqiptare, Erdrin Azemi.
Kjo e fundit ishte menaxhere e lartë e inxhinierisë në këtë projekt të gjigantit teknologjik, ku në këtë shpikje kanë dhënë kontribut edhe disa shkencëtarë të tjerë.
Ndërkohë në sfondin e patentës së Apple, ata vërejnë se aktiviteti i trurit mund të monitorohet duke përdorur elektroda të vendosura në lëkurën e kokës së një përdoruesi. Elektrodat në disa raste mund të vendosen brenda ose rreth veshit të jashtëm të përdoruesit.
Matja e aktivitetit të trurit duke përdorur elektroda të vendosura brenda ose rreth veshit të jashtëm mund të preferohet për shkak të përfitimeve të tilla si lëvizshmëria e reduktuar e pajisjes dhe zvogëlimi i dukshmërisë së elektrodave në krahasim me pajisjet e tjera që kërkojnë që elektroda të vendosen në zona të dukshme rreth kokës së përdoruesit.
Për shkak se madhësia dhe forma e veshit ndryshojnë nga një përdorues në tjetrin dhe për shkak se madhësia dhe forma e veshit të një përdoruesi të vetëm, si dhe madhësia dhe forma e strukturave të tilla si kanali i veshit të një përdoruesi, mund të ndryshojnë me kalimin e kohës, madje edhe një pajisje EEG e personalizuar e veshit mund të dështojë të gjenerojë matje të sakta herë pas here (ose me kalimin e kohës). Përveç kësaj, një pajisje EEG e personalizuar e veshit mund të jetë e shtrenjtë. /Telegrafi/