Një punëtor humb jetën në rrugën Kërçovë-Ohër
Me datë 29.01.2025 në ora 13:20, në Departamentin e Policisë Kërçovë është raportuar se Z.T (51) nga Kërçova, gjatë kryerjes së detyrave të punës në një pjesë të autostradës Kërçovë-Ohër, e cila është në ndërtim e sipër, ka rënë dhe ka ndërruar jetë.
Një mjek nga Urgjenca në Spitalin e Kërçovës ka konstatuar vdekjen e tij, ndërsa kontroll është kryer nga ekipe policore dhe një inspektor i punës.
Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për autopsi.