Një i vdek’ur dhe dy të plag’osur pas të shtën’ave në një lokal në Göppingen të Gjermanisë

Një i vdek’ur dhe dy të plag’osur pas të shtën’ave në një lokal në Göppingen të Gjermanisë

Një 29-vjeçar u qëllua për vdekje në një lokal në qytetin jugperëndimor gjerman të Göppingen pranë Shtutgartit.

Kështu ka thënë policia lokale herët të enjten ndërsa po vazhdon kërkimet për të dyshuarin.

Dy persona janë dërguar me plagë në spital, ka bërë të ditur policia, duke shtuar se autori ndodhet në arrati, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Telegrafi.
Policia është ende në kërkim të autorit që ishte veshur me të zeza dhe iku në këmbë.

Oficerët nuk e dinë ende se ku iku burri dhe po kështu, motivi i krimit mbetet i paqartë, tha një zëdhënës pasdite.

Kryebashkiaku Alexander Maier tha për dpa se nuk kishte asnjë kërcënim për popullatën e gjerë.

Siç bëhet e ditur më tej, të mërkurën vonë në mbrëmje, disa persona thirrën shërbimet e urgjencës dhe raportuan se kishin dëgjuar të shtëna.

Oficerët arritën në lokal ku gjetën tre të plagosur me plagë me armë zjarri. Njëri prej tyre, një 29-vjeçar ka mbetur i vdekur kur ata kanë mbërritur në vendngjarje.

Ndërkohë policia po heton nëse të shtënat mund të lidhen me incidente të tjera të dhunshme që lindin nga përleshjet midis bandave kriminale lokale. /Telegrafi/

 

MARKETING