Një grup gazetarësh në Gaza hynë në grevë urie në shenjë solidariteti me fëmijët

Gazetarët në Gaza nisën një grevë urie me sloganin “Nuk do të hamë as ne derisa të hajë edhe fëmija më i vogël”, raporton Anadolu.
Një grup gazetarësh njoftuan në rrjetet sociale se kanë filluar një grevë urie dy ditë më parë në solidaritet me fëmijët që vuajnë nga uria për shkak të bllokadës izraelite.
Duke njoftuar se do ta vazhdojnë këtë grevë “derisa fëmija më i vogël në Gaza të hajë”, gazetarët i bënë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të përmbushë përgjegjësitë e saj.
– Vazhdon të rritet kriza e urisë në Gaza
Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi më 20 korrik se 86 palestinezë, përfshirë 76 fëmijë, kanë vdekur nga uria dhe kequshqyerja për shkak të bllokimit të hyrjes së ndihmave që nga tetori i vitit 2023.
Komiteti i Lartë i Ndjekjes, i cili merret me komunitetin arab në Izrael, njoftoi dje se do të hynte në një grevë urie treditore kundër bllokadës së vazhdueshme, urisë dhe sulmeve në Gaza dhe Bregun Perëndimor.