Një grup demokratësh proteston në New York kundër senatores Gillibrand për komentet islamofobike

Një grup anëtarësh të Partisë Demokratike kanë organizuar një protestë kundër komenteve raciste dhe islamofobike të senatores Kirsten Gillibrand, raporton Anadolu.
MARKETING
Protestuesit, përfshirë edhe përfaqësuesen e shtetit New York, Emily Gallagher, u mblodhën para zyrës së senatores Gillibrand duke mbajtur pankarta dhe duke brohoritur slogane.
Senatorja Gillibrand, gjatë një interviste në emisionin “Brian Lehrer Show” në radion WNYC, tha se kandidati për kryetar bashkie i qytetit New York nga Partia Demokratike, Zohran Mamdani, mund të mbështesë “xhihadin global” dhe “dhunën ndaj hebrenjve”.