Një gjeneral rus ‘është zhdukur’ që nga rebelimi i Grupit Wagner në Rusi

Një gjeneral rus ‘është zhdukur’ që nga rebelimi i Grupit Wagner në Rusi

Një gjeneral i lartë rus, i cili thuhet se kishte njohuri të avancuara për rebelimin e mercenarëve të Wagner, nuk është parë që nga shpërthimi i kryengritjes së armatosur të shtunën.
Sipas Sky News, përcjell Telegrafi, Sergei “Armageddon” Surovikin është komandanti i dytë i ushtrisë ruse dhe ka njohur lidhje me shefin e Wagner, Yevgeny Prigozhin.

Ai u zëvendësua si komandant i lartë në fillim të këtij viti, por ruajti ndikimin në drejtimin e operacioneve të luftës.

Kanali rus Telegram Rybar ka sugjeruar se “ai po mbahet në pyetje”.
“Surovikin nuk është parë që nga e shtuna – nuk dihet me siguri se ku ndodhet gjenerali Armageddon. Ekziston një version që ai është duke u mbajtur në pyetje”.

Inteligjenca amerikane kishte thënë më parë se Surovikin dinte për planet e Prigozhin për t’u rebeluar kundër udhëheqjes ushtarake të Rusisë, sipas New York Times.
“Ne thamë dje, mbajeni një sy mbi të, sepse ai duhet të ketë një kohë mjaft të vështirë”, ka thënë analisti i mbrojtjes dhe sigurisë, Michael Clarke.
“Ajo që do të ndodhë me këtë njeri do të jetë shumë interesante. Ai nuk është shfaqur që kur bëri një deklaratë të shtunën duke u kërkuar njerëzve Wagner të kthehen në njësi”.

Ndryshe, para nisjes së kryengritjes, Prigozhin ishte shprehur i nervozuar kundër Sergei Shoigu, ministrit rus të mbrojtjes, dhe Valery Gerasimov, shefit të shtabit të përgjithshëm, duke i fajësuar ata për dështimet në Ukrainë dhe mungesën e mbështetjes së ushtrisë për luftëtarët Wagner.
Gerasimov gjithashtu nuk ka qenë që nga e shtuna, shtoi Clarke, dhe as zëvendës shefi i Këshillit të Sigurimit të Rusisë Dmitry Medvedev.
Aeroplani personal i Medvedev shkoi në Oman gjatë fundjavës dhe nuk është kthyer më, tha ai. /Telegrafi/

MARKETING