Një emigrant dyshohet për sulm ndaj një polici në Maqedoninë e Veriut, dërgohet në paraburgim

Një emigrant dyshohet për sulm ndaj një polici në Maqedoninë e Veriut, dërgohet në paraburgim

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Gjevgjeli ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj një shtetasi të Marokut, i cili dyshohet se ka kryer vepër penale sulm ndaj një personi zyrtar gjatë kryerjes së punëve të sigurisë nga neni 383 paragrafi 3 i Kodit Penal.
Më 28 tetor, i dyshuari sulmoi një zyrtar policor i cili ishte duke vepruar me urdhër për të kryer detyrën e patrullimit. Polici, së bashku me dy policë sllovakë të Frontex-it, kanë marrë njoftim se në një pikë karburanti në autostradën A1 në drejtim Gjevgjeli-Shkup, një person i panjohur – emigrant ka hipur në një veturë mallrash me targa të Hungarisë.

Ata shkuan në pikën e karburantit ku shoferi i kamionit u konfirmoi se në automjetin e tij kishte hipur një emigrant, i cili nuk pranoi të zbriste. Oficerët e kanë urdhëruar të dalë nga vetura, por i dyshuari duke lëvizur në çati është zhvendosur në pjesën e përparme të veturës, ku është hedhur jashtë dhe ka filluar të ikë.
“Policia e Maqedonisë e ka ndjekur dhe e ka kapur, por i dyshuari ka filluar të bëjë rezistencë aktive, e ka kapur policin nga dora e djathtë dhe ka filluar t’i përdredhë gishtat. Në atë mënyrë e ka lënduar – frakturë e gishtit me dislokim të fragmenteve. Në atë moment kanë ardhur në ndihmë kolegët dhe së bashku kanë mundur të dyshuarin”.

“Meqenëse ekzistojnë rrethana që arsyetojnë frikën se i dyshuari do të ikë, se do të pengojë procedurën penale duke ndikuar te dëshmitarët dhe se do ta përsërisë veprën penale, prokurori publik kompetent në Gjykatën Themelore në Gjevgjeli ka dorëzuar propozim për përcaktimin e një masë paraburgimi”, thonë nga Prokuroria.

MARKETING