Një burrë në Detroit i mbijetoi rënies nga një urë me lartësi prej 45 metrash

Një burrë në Detroit i mbijetoi rënies nga një urë me lartësi prej 45 metrash

Një burrë që punonte si punëtor ndërtimi i mbijetoi një rënie prej 45.7 metrash në lumin Detroit nga një urë që lidh shtetin amerikan të Miçiganit dhe Kanadanë, raportoi AP.

Burri u shpëtua nga ekuipazhi i anijes së dërgesës së postës.

“Shkalla e goditjes tregon se pjesa më e madhe e veshjeve të tij ishte grisur. Çizmet e punës ishin ende mbi të dhe pantallonat rreth kyçeve të këmbës dhe ai kishte veshur një bluzë”, tha Sam Buchanan, kapiteni i anijes.
Buchanan tha se burri u dërgua në breg ku mjekët e Detroitit e morën atë.

Shefi i Zjarrfikësve të Detroitit, James Harris tha se i mbijetuari ishte “shumë me fat”. /Euronews/

MARKETING