Një alpinist bie në një humnerë, fatkeqësisht humb jetën

Një alpinist bie në një humnerë, fatkeqësisht humb jetën

Qendra për Menaxhimin e Krizave informon se sot rreth orës 12:30, në numrin e emergjencës 112, një alpinist i shqetësuar raportoi se një person nga një grup alpinistësh me shtatë anëtarë kishte rënë në një humnerë të thellë rreth pesëdhjetë metra dhe kishte pësuar lëndime të rënda në kokë, duke gjakosur nga koka dhe ishte në gjendje të pavetëdijshme. Aksidenti ka ndodhur në territorin e Komunës Mavrovë-Rostushë, pranë burimit të Lumit Tresonçka,

Për shkak të terrenit të paarritshëm për automjete, Ndihma e Shpejtë Mjekësore nuk ishte në gjendje të shkojë në vendin e ngjarjes.

Nga Qendra për Menaxhimin e Krizave u dërgua menjëherë kërkesa për angazhimin e një helikopteri të MPB-së, dhe nga ana e tyre u angazhua një ekip nga Njësia Speciale Anti-Terroriste (NJSKT) “Tigrat” për të nxjerrë personin e aksidentuar, për ngjitjen në helikopter dhe për transportin në spital.

– Personi i lënduar, i cili nuk tregonte shenja jete, në kushte shumë të vështira për ngritjen e helikopterit, me erë të fortë, pemë të larta dhe pjerrësi të thepisura në vendin e aksidentit, me litar dhe nën shoqërimin e një specialisti nga “Tigriat”, u ngjit në helikopterin policor dhe u transportua në Spitalin e Përgjithshëm “8 Shtatori” në Shkup, ku mjekët konstatuan vdekjen e tij, informojnë nga Qendra për Menaxhimin e Krizave.

MARKETING