Një 19-vjeçar korr “pole position” e parë në karrierë, ndjek Russell

Një 19-vjeçar korr “pole position” e parë në karrierë, ndjek Russell

Piloti italian i Mercedes, Kimi Antonelli, korri sot “pole position” në pistën e Shangai, i vlefshëm për Cmimin e Madh të Kinës në Formula 1. Kjo është hera e parë që 19-vjeçari do ta nisë një garë nga vendi i parë, duke qenë më i shpejti në provave zyrtare, me kohën 1’32”064. Në vendin e dytë u rendit piloti tjetër i Mercedes, George Russell, që pati një problem elektronik me timonin e tij. Ai zbriti në pistë në momentin e fundit, dha vetëm një xhiro të shpejtë, por mjaftueshëm për të ndarë vijën e parë të nisjes me shokun e tij të skuadrës. Në vendet 3-4 u klasifikuan dy makinat Ferrari, me Lewis Hamilton që la pas Charles Leclerc. Koha e “kokëkuqes” ishte 3 të dhjetat më e avashtë se ajo e Mercedes. Më pas, në vendet 5-6 janë dy makinat McLaren, me Oscar Piastri që ishte më i shpejtë se Lando Norris. Në “top-10” u klasifikuan edhe Pierre Gasly (Alpine), Max Verstappen (Red Bull), Isack Hadjar (Red Bull) dhe Oliver Bearman (Haas). Makina Red Bull ishte gati 1 sekondë më e avashtë se Mercedes, duke konfirmuar momentin jo të mirë dhe shanset e pakta që ka të dielën për podium në garë.

MARKETING