Nis numërimi i votave – këto janë rezultat e para nga KQZ

Në orën 19:00 në të gjithë Kosovën janë mbyllur vendvotimet për zgjedhjet parlamentare.
Procesi i votimit është zhvilluar gjatë gjithë ditës pa ndonjë incident të madh, ndërsa tani Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur numërimin e votave.
Sipas KQZ-së, pjesëmarrja e qytetarëve në këto zgjedhje ka qenë e konsiderueshme, ndërsa rezultatet e para pritet të publikohen në orët e ardhshme.
Tashmë janë publikuar rezultatet e 22 vendvotimeve, apo 0.87 për qind të votave.
Kliko këtu për të shikuar rezultat në KQZ.