Niko Peleshi zgjidhet me 84 vota kryetar i Kuvendit të Shqipërisë

Deputeti i PS, Niko Peleshi, zgjidhet me shumicë votash kryetar i ri i Kuvendit të Shqipërisë. Në votim morën pjesë 87 deputetë, nga të cilët 84 votuan pro, ndërsa 3 kundër.
Grupi parlamentar i PD bojkotoi procesin duke future në kutinë e votimit, pankarta dhe jo fletë votimi.
Nga opozita, këtij rregulli nuk iu bashkua deputetja Mesila Doda, e cili ndonëse ishte e pranishme në Kuvend, nuk iu drejtua kutisë.
Ndërsa deputeti i PD Tritan Shehu e mori fletën e votimit dhe iu drejtua kutisë së fshehtë
Deputetja e re Ana Dajko, e partisë “Shqipëria Bëhet”, votoi për kryetarin e ri të Kuvendit të Shqipërisë së bashku me deputetin e ri të “Lëvizja Bashkë”, Redi Muçi.
Deputetët e partisë “Mundësia”, Agron Shehaj dhe Erald Kapri nuk morën pjesë në votim.