Ngërçi në Kuvendin e Kosovës, dështoi konstituimi edhe në tentimin e 22-të

Ngërçi në Kuvendin e Kosovës, dështoi konstituimi edhe në tentimin e 22-të
Edhe tentimi i 22-të për formimin e Kuvendit të Kosovës përfundoi pa rezultat.

Në seancë morën pjesë 109 deputetë, nga të cilët 54 deputetë votuan për krijimin e komisionit për votim të fshehtë, një kundër, ndërsa nuk pati asnjë abstenim.

Megjithatë, për shkak të mungesës së kuorumit të nevojshëm për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, procesi nuk u finalizua.

Pas përfundimit të votimit, kryesuesi i seancës njoftoi ndërprerjen e saj, duke caktuar vazhdimin më 29 maj në orën 11:00.

Ngërçi politik në Kuvend vazhdon që nga 15 prilli, kur deputetët betuan detyrën, por ende nuk është arritur të zgjidhet kryetari, duke mbajtur institucionin në një situatë bllokade.

MARKETING