Nga të gjitha rrjetet sociale, Snapchat-i me më së shumti imazhe abuzuese të fëmijëve
MARKETING
Nga të gjitha rrjetet sociale, platforma Snapchat u raportua në pothuajse gjysmën e krimeve që përfshijnë imazhe të abuzimit me fëmijë gjatë vitit të kaluar në Britani të Madhe, tregojnë shifra të reja.
MARKETING
Kërkesat për qasje në informacion të paraqitura nga shoqata bamirëse e fëmijëve NSPCC ndaj 35 forcave policore treguan se Facebook, Instagram dhe WhatsApp ishin “fajtore” në rreth një të katërtën e rasteve të krimeve me imazhe të abuzimit me fëmijë kur policia e lidhi rastin me një platformë online, shkruan SkyNews.
Shifrat tregojnë gjithashtu se numri i krimeve me imazhe të abuzimit me fëmijët i regjistruar nga forcat e policisë së Mbretërisë së Bashkuar është rritur me 25 për qind në një vit, me një total prej 160 mijë veprash të regjistruara që nga viti 2017.
Akti i Sigurisë Online, i cili u miratua në ligj vitin e kaluar, synon t’i bëjë kompanitë e mediave sociale më të përgjegjshme për përmbajtjen e publikuar në platformat e tyre.

