Nga 968 kundërvajtje komunikacioni dje, 636 për vozitje të shpejtë

Nga 968 kundërvajtje komunikacioni dje, 636 për vozitje të shpejtë

Në kuadër të aktiviteteve të djeshme të nëpunësve policorë nga të gjithë tetë sektorët e punëve të brendshme pranë BSP të MPB, në lidhje me kontrollet e intensifikuara të komunikacionit për respektimin e rregullave dhe dispozitave të komunikacionit në rrugët e mbarë shtetit, janë lëshuar 968 urdhërpagesa.

MARKETING

MPB njoftoi sot se prej tyre, për shkak të mosrespektimit të shpejtësisë së përshkruar të lëvizjes janë shqiptuar 636 urdhërpagesa, ndërsa për parkimin e parregullt – 57. Janë sanksionuar edhe 29 kundërvajtje për mospërdorimin e rripit të sigurisë, ndërsa 11 për përdorim të telefonit celular.

“Dje janë zbuluar dhe sanksionuar edhe 81 persona për mosposedimin e patentë shoferit, ndërsa 27 shoferë kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit. Në përputhje me dispozitat e Ligjit për sutomjete – katër automjete janë mënjanuar nga komunikacioni për shkak të parregullësisë teknike, ndërsa 21 automjete sepse nuk kishin regjistrim të vlefshëm”, njoftoi MPB.

Kontrollet e komunikacionit do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

MARKETING