Netflix rrit çmimet e abonimeve
Netflix publikoi të dhënat më të fundit financiare për tre mujorin e katërt të 2024, raporton PCW. Ndërsa rezultatet janë një lajm i mirë për aksionerët e kompanisë të cilët patën fitimin operativ të arrijë në 10 miliardë dollarë dhe të ardhurat të rriten me 16 përqind, për përdoruesit e ardhmja paraqitet e zymtë.
Netflix vendosi të rrisë çmimet ku plani Standard me reklama tashmë kushton 8 dollarë nga 7 dollarë që ishte më parë ndërsa plani Standard pa reklama shkon nga 15 dollarë në 18 dollarë në muaj.
Çmimet janë rritur edhe planet Premium që ofrojnë rezolucion 4K Ultra HD dhe HDR nga 23 dollarë në 25 dollarë. Për të shtuar një anëtar tjetër jashtë familje në këtë plane duhet të paguani 9 dollarë tashmë nga 8 dollarë që ishte më parë.