Netflix ndalon së punuari në këta modele të televizorit

Netflix ndalon së punuari në këta modele të televizorit

Shërbimi popullor vendosi për këtë lëvizje për të përmirësuar përvojën e shfaqjes vizuale të përmbajtjes.

Që nga 24 korriku, Netflix do të ndalojë ofrimin e mbështetjes për më shumë se 40 modele televizive që janë prodhuar në vitin 2014.

Lëvizja vjen pas masave të mëparshme të marra nga Netflix, të cilat përfshinin përfundimin e mbështetjes për aplikacionin në pajisjet televizive në vitet 2011 dhe 2013.

Qëllimi është të rrit performancën dhe ta drejtojë platformën drejt pajisjeve më moderne.

Kompania thotë se lëvizja e lartpërmendur është e nevojshme për të përmirësuar përvojën e përdoruesit, si dhe për t’u fokusuar në veçori më të avancuara teknologjike.

Ndër televizorët e prekur nga ky vendim janë disa modele të televizorëve LCD Sony Bravia.

Netflix nuk do të funksionojë më në TV nga seritë e mëposhtme:

Seria X83
Seria S9
Seria W5
Seria W6
Seria W7
Seria W70
Seria X80
Seria W85
Seria W95
Seria X85
Seria X9
Seria X95

Pronarët e këtyre televizorëve mund të kalojnë në disa zgjidhje alternative, të cilat do t’i lejojnë ata të kenë qasje në platformë pa pasur nevojë të blejnë një televizor të ri.

Është e mundur të përdoren USB të jashtëm, si Amazon Fire Stick, Google Chromecast ose Roku. Këto pajisje lejojnë transmetimin e video-përmbajtjes përmes portës HDMI.

Një zgjidhje tjetër është transmetimi i drejtpërdrejtë nga një pajisje celulare nëpërmjet një rrjeti Wi-Fi, duke përdorur një funksion të tillë si “screen mirror”. /Telegrafi/

 

MARKETING