Netanyahu shpall marrëveshjen prej 35 miliardë dollarësh për gaz natyror me Egjiptin
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahi, ka njoftuar miratimin e një marrëveshjeje të madhe për gaz natyror me Egjiptin me vlerë prej 112 miliardë shekel (Afër 35 miliardë dollarë), transmeton Anadolu.
“Marrëveshja vlen 112 miliardë shekel, marrëveshja më e madhe për gazin në historinë e Izraelit”, tha Netanyahu në një deklaratë televizive, sipas të përditshmes ‘Yedioth Ahronoth’.
Deri më tanu nuk ka pasur ndonjë konfirmim ose deklaratë zyrtare nga autoritetet egjiptiane në lidhje me marrëveshjen.

