Netanyahu pretendon se “janë shumë pranë arritjes së objektivave të tyre” në Iran

Netanyahu pretendon se “janë shumë pranë arritjes së objektivave të tyre” në Iran

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pretendon se ata janë “shumë afër arritjes së objektivave të tyre” në Iran, ku kanë kryer sulme në shkallë të gjerë që nga 13 qershori, transmeton Anadolu.

MARKETING

Duke folur për televizionin “Channel 14” në Izrael, Netanyahu tha se ata janë shumë afër arritjes së të dy objektivave për eliminimin e “kërcënimit bërthamor dhe balistik” në Iran.

Ai tha se po shqyrton vazhdimisht nëse janë apo jo të përshtatshme kushtet për t’i dhënë fund sulmeve ndaj Iranit.

Pasi pretendoi se presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe ai janë në dijeni paraprakisht të sulmeve të kryera nga të dy vendet kundër Iranit, Netanyahu tha: “Nuk e habita atë. Ai ishte plotësisht i informuar për veprimet tona. Ai nuk më habiti mua. Edhe unë isha gjithashtu në dijeni të veprimeve të tij”.

– Kërkimi i Netanyahut për normalizim me Rijadin pa një Palestinë të pavarur

Netanyahu gjithashtu pretendon se do të gjente një mënyrë për normalizim me Arabinë Saudite pa kushtin e krijimit të një shteti të pavarur palestinez.

“Mendoj se fuqia jonë është çelësi i gjithçkaje”, tha Netanyahu i cili duke argumentuar se ato janë të fortë në fushat ushtarake dhe teknologjike, pretendoi se vendet arabe preken nga kjo.

Arabia Saudite kërkon krijimin e një shteti të pavarur palestinez si kusht për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin.

– Konflikti që filloi me sulmet e dhunshme të Izraelit ndaj Iranit

Më 13 qershor, Izraeli kreu sulme në shkallë të gjerë duke shënjestruar objektet bërthamore në qytete të ndryshme në Iran, përfshirë edhe nivelin e lartë komandues të ushtrisë.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm iranian, komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare, disa komandantë të lartë dhe 9 shkencëtarë bërthamorë humbën jetën në sulme.

Ministria iraniane e Shëndetësisë në një deklaratë më 21 qershor njoftoi se numri i civilëve të vrarë ka arritur në 430 ndërsa i të plagosurve në 3.500.

Zyra e kryeministrisë së Izraelit tha se 24 persona janë vrarë dhe mbi 1.272 të tjerë janë plagosur në kundërsulmet e ushtrisë iraniane me raketa balistike ndaj Izraelit.

Shumë vende përfshirë Turqia, e dënuan sulmin e Izraelit.

Më 22 qershor, SHBA-ja kreu sulme ndaj objekteve bërthamore të Iranit në Fordo, Natanz dhe Isfahan.

MARKETING