Netanyahu pranon ftesën e Trumpit për t’u bashkuar me Bordin e Paqes për Gazën

Netanyahu pranon ftesën e Trumpit për t’u bashkuar me Bordin e Paqes për Gazën

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka pranuar një ftesë nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump për t’u bashkuar me Bordin e Paqes për Gazën, njoftoi sot zyra e tij, transmeton Anadolu.

Netanyahu e pranoi ftesën dhe do t’i bashkohet grupit si anëtar i organit të tij më të lartë, i cili do të përfshijë udhëheqës botërorë, tha Zyra e kryeministrit në deklaratë.

Ftesa e Trumpit erdhi pavarësisht një urdhër-arresti të vitit 2024 të lëshuar për Netanyahun nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për krime të dyshuara lufte në Gaza.

Njoftimi nga Zyra e Netanyahut erdhi gjithashtu pak para se ai të paraqitej përsëri para Gjykatës Qendrore të Tel Avivit me akuza për ryshfet, mashtrim dhe shkelje të besimit.

Bordi i Paqes përshkruhet si një iniciativë e udhëhequr nga Trumpi që synon zgjidhjen e konflikteve globale, duke filluar me Gazën.

MARKETING