Netanyahu nuk i dha përgjigje të qartë ofertës së Hamasit për lirimin e të gjitha pengjeve në mënyrë reciproke

Netanyahu nuk i dha përgjigje të qartë ofertës së Hamasit për lirimin e të gjitha pengjeve në mënyrë reciproke

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, për propozimin e Hamasit për lirimin e të gjitha pengjeve izraelite dhe palestineze në mënyrë reciproke tha se “E kemi diskutuar këtë opsion me persona ekspertë. Por, diskutimi i disa gjërave tani nuk do të sjellë dobi për realizimin e kësaj situate”, transmeton Anadolu.

Netanyahu, ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Benny Gantz që morën pjesë në kabinetin e luftës të formuar pas 7 tetorit, dolën përpara mediave në kryeqytetin Tel Aviv. Netanyahu tha se në kabinetin e luftës dhe kabinetin e sigurinë morën vendim me votë unanime për zgjerimin e operacioneve tokësore dhe se kanë kaluar në fazën e dytë në luftë.

Netahyahu, i cili nuk ka kërkuar falje për dobësinë e sigurisë deri më tani në sulmet e kryera ndaj Izraelit më 7 tetor nga Rripi i Gazës, sërish nuk kërkoi falje, por tha se “7 tetori është një ditë e zezë në historinë tonë. Kishte një dobësi shumë të keqe dhe do të hetohet deri në fund. Të gjithë janë të detyruar të japin llogari, përfshirë edhe mua, por të gjitha këto do të bëhen pas luftës”.

Duke vënë theksin se pas kësaj qëndron Irani, Netanyahu tha: “Irani mbështet Hamasin por nuk mund të them se janë të përfshirë në planifikimin e detajeve të këtij sulmi. Por, të mos ishte mbështetja e Iranit nuk do të kishte ekzistuar Hamasi”.

Pasi mbrojti idenë e tij se sulmet tokësore të Izraelit në Rripin e Gazës nuk përbëjnë rrezik për sigurinë e pengjeve, Netanyahu bëri të ditur se prioriteti i tyre i parë është eliminimi i Hamasit dhe e dyta lirimi i pengjeve izraelite.

Në vlerësimin e tij për opsionin e lirimit të të gjithë të burgosurve palestinezë nga burgjet izraelite në këmbim të lirimit të të gjitha pengjeve izraelite, Netanyahu u shpreh: “E kemi diskutuar këtë opsion me persona ekspertë. Por, diskutimi i disa gjërave tani nuk do të sjellë dobi për realizimin e kësaj situate”.

Kryeministri izraelit njoftoi se për të risjellë pengjet izraelite vazhdojnë edhe operacionet tokësore dhe punimet në aspektin global. “Nuk mund të ndajmë me opinionin publik disa të dhëna të fshehta lidhur me punimet që zhvillojmë”, tha ai.

– Referime për Torën

Herë-herë Netanyahu shprehu referime ndaj Torës.

Në lidhje me sulmet në Rripin e Gazës, Netanyahu deklaroi: “Kjo do të jetë një fitore e së mirës mbi të keqen, e dritës mbi errësirën, e jetës mbi vdekjen. Ky është misioni i jetës tonë. Kjo është detyra e jetës tonë”.

Duke thënë se lutet në emër të të gjithë vendit për ushtarët izraelitë, Netanyahu tha: “Zoti i rrëzoftë armiqtë që ngrihen kundër nesh para atyre (ushtarëve). Ai (Zoti) i përultë armiqtë tanë përpara tyre dhe i kurorëzoftë me shpëtim dhe fitore”.

Ndër të tjera pasi mbrojti idenë se ushtarët izraelitë kanë marrë pjesë në historinë e profetit Joshua, Judaizmit, Macabees (Makabejtë), Bar Kohba që u rebeluan kundër Romës, të cilët kanë luftuar për Izraelin për 3 mijë vjet, Netanyahu tha se Izraeli “po zhvillon luftën e dytë për pavarësi”.

Lufta që Izraeli ka zhvilluar në periudhën e themelimit përmendet si “Fatkeqësia e Madhe” (Nakba) nga palestinezët, sepse ata u zhvendosën nga tokat e tyre dhe fshatrat dhe qytetet e tyre u shkatërruan.

Netanyahu vuri në dukje se i gjithë vendi u bashkua për ushtarët izraelitë dhe duke iu referuar Torës ai tha: “Thotë mos harroni atë që ju bënë Amalekitët. Edhe ne kujtojmë dhe luftojmë”.

– Çështja e Amalekitëve

Për Amalekitët në Enciklopedinë Islame të Fondacionit Fetar (Diyanet) të Türkiye-s, përfshihen deklaratat e mëposhtme:

“Pas themelimit të shtetit izraelit në çerekun e fundit të shekullit të 11-të para Krishtit, vendimi që u mor për të eliminuar plotësisht Amalekitët, të cilët mendohet se kishin ngacmuar vazhdimisht izraelitët dhe ‘të vriteshin të gjithë pa dallim, nga meshkujt tek gratë, nga fëmijët te foshnjet në gji, nga lopa tek delja, nga deveja tek gomari‘ besohej se ishte urdhër nga Zoti Yahova (I. Samuel, 15/3). Ky vendim i masakrës u zbatua plotësisht, përveç kafshëve të majme, madje u vranë edhe fëmijët me gji që u kapën. Ndërsa kundër kësaj, Amalekitët kur morën nën kontroll qytetet e atyre ‘nuk vranë asnjë prej grave, por i morën robër të gjithë nga më i vogli tek më i madhi dhe vazhduan rrugën e tyre‘ (I. Samuel, 30/2). Kjo situatë tërheq jashtëzakonisht vëmendjen në aspektin e karaktereve të dy popujve”.

MARKETING