Netanyahu: Lufta me Iranin nuk do të jetë e pafundme
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha të hënën se lufta e vazhdueshme e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit nuk do të jetë e pafundme, transmeton Anadolu.
“Nuk do të keni luftë të pafundme”, tha Netanyahu për “Fox News”.
Sipas tij, shkatërrimi i regjimit iranian do të hapte rrugën për “shumë traktate paqeje” me vendet e tjera muslimane në rajon.
“Ne do të krijojmë kushtet së pari që populli iranian të marrë kontrollin e fatit të tij, të formojë qeverinë e tij të zgjedhur në mënyrë demokratike, e cila do të krijojë një Iran krejtësisht të ndryshëm”, tha ai.
Netanyahu e përmendi Arabinë Saudite si një vend që ai mendon se do të përfitojë ndjeshëm nga rënia e regjimit aktual iranian.
“Pra, kjo është një portë për paqe, për paqe më të gjerë. Dhe unë besoj se mund ta arrijmë këtë”, shtoi Netanyahu.
“Gjëja më e rëndësishme për t’u kuptuar është se kur punojmë së bashku, unë dhe presidenti Trump, në fakt arritëm katër përparime për paqen. Me ndërmjetësimin e presidentit Trump që punoi së bashku me mua, ne sollëm përpara Marrëveshjet e Abrahamit, të cilat ishin katër traktate paqeje me katër vende arabe.
“Dhe tani duke punuar së bashku kundër Iranit, do të jemi në gjendje të sjellim shumë, shumë më tepër traktate paqeje. Pra, kjo nuk është një luftë e pafundme. Kjo është një portë drejt paqes. Është krejt e kundërta e asaj që thonë njerëzit”, shtoi ai.
Që nga e shtuna, sulmet e përbashkëta SHBA-Izrael thuhet se kanë vrarë disa zyrtarë të lartë iranianë, përfshirë udhëheqësin suprem Ali Khamenei.
Teherani është përgjigjur me sulme me dronë dhe raketa që synojnë vendet e lidhura me SHBA-në në vendet e Gjirit.

