Netanyahu: Ky nuk është operacion apo kundërsulm, kjo është luftë

Netanyahu: Ky nuk është operacion apo kundërsulm, kjo është luftë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, në lidhje me sulmin e nisur këtë mëngjes nga Hamasi nga Rripi i bllokuar i Gazës ndaj Izraelit, tha se nuk bëhet fjalë për operacion apo sulme hakmarrëse, por për luftë, raporton Anadolu.

Netanyahu lëshoi ​​një video-mesazh për kombin në lidhje me sulmin e “Tufani i Aksa-së” të nisur nga krahu i armatosur i Hamasit, Brigadat Izzeddin Kassam, kundër Izraelit.

“Qytetarë të Izraelit, ne jemi në luftë. Ky nuk është operacion apo sulm i ndërsjellë, kjo është luftë. Hamasi në mëngjes kreu sulm të papritur dhe të përgjakshëm ndaj qytetarëve izraelitë”, tha kryeministri izraelit Netanyahu.

Ai tha se pas një takimi me forcat e sigurisë, urdhëroi “pastrimin” e vendbanimeve izraelite të infiltruara nga grupet e armatosura palestineze rreth Rripit të Gazës të bllokuar.

Netanyahu vuri në dukje se ai kishte dhënë udhëzime të gjera për të thirrur ushtarë rezervë dhe “luftë të paprecedentë kundër armikut”.

MARKETING