Netanyahu: Ky është vetëm fillimi! Ne do të ndryshojmë Lindjen e Mesme

Netanyahu: Ky është vetëm fillimi! Ne do të ndryshojmë Lindjen e Mesme

Gjatë një takimi me kryetarët e bashkive lokale në kufirin jugor të Izraelit, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se përgjigja e vendit ndaj sulmeve të Hamasit do të “ndryshonin Lindjen e Mesme”.

Një deklaratë e lëshuar nga zyra e Netanyahut thuhet: Ne jemi në mes të një lufte. Unë e di që ju keni kaluar një provë të vështirë dhe të tmerrshme. Ajo që do të përjetojë Hamasi do të jetë e vështirë dhe e tmerrshme; ne jemi tashmë në luftë dhe sapo po nisim. Udhëheqja juaj ka qenë shumë e fortë në këto ditë të vështira. Shteti nuk do të lërë asnjë gur pa rrotulluar për t’ju ndihmuar të gjithëve. Ju kërkoj të qëndroni të patundur sepse do të ndryshojmë Lindjen e Mesme. Ju përqafoj ju dhe banorët. Jemi të gjithë me ju dhe do i mundim me forcë.

MARKETING