Netanyahu jep dritën jeshile planit të Trumpit për Gazën, por dyshon në rolin e Autoritetin Palestinez

Netanyahu jep dritën jeshile planit të Trumpit për Gazën, por dyshon në rolin e Autoritetin Palestinez

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se mbështet planin 20-pikësh të sapo shpallur të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për t’i dhënë fund luftës në Gaza, por gjithashtu shprehu dyshime si për përfshirjen e Autoritetin Palestinez ashtu edhe për perspektivën e shtetësisë palestineze, transmeton Anadolu.

“Unë mbështes planin tuaj për t’i dhënë fund luftës në Gaza, i cili arrin qëllimet tona të luftës”, tha Netanyahu gjatë një konference të përbashkët për media në Shtëpinë e Bardhë, duke shtuar se plani ende duhet të miratohet nga Kabineti i Izraelit.

Netanyahu e përshkroi vizionin e Izraelit për Gazën sipas planit, duke kërkuar kthimin e menjëhershëm të të gjitha pengjeve, çarmatimin e Hamasit dhe demilitarizimin e territorit.

Ai tha se Izraeli do të mbajë “përgjegjësinë e sigurisë, duke përfshirë një perimetër të sigurisë për të ardhmen e parashikueshme”, teksa Gaza do të qeveriset nga një administratë paqësore dhe civile “jo nga Hamasi dhe jo nga Autoriteti Palestinez”.

Nëse Hamasi pranon, tha ai, Izraeli do të fillojë një “tërheqje modeste” me lirimin e pengjeve brenda 72 orëve. Ai paralajmëroi se nëse Hamasi e refuzon planin, “Izraeli do ta përfundojë punën vetë”.

Ai hodhi poshtë çdo rol të Autoritetet Palestinez në Gaza pa “një transformim themelor”, duke përfshirë një fund të asaj që ai e quajti politikën “paguaj për të vrarë”, një term që ai përdori për të përshkruar pagesat e Autoritetet Palestinez për familjet e të burgosurve dhe të atyre që janë vrarë në konflikt me Izraelin.

Ai përmendi gjithashtu ndryshimin e teksteve shkollore, ndalimin e veprimeve ligjore ndërkombëtare kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëare dhe Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, si dhe njohjen e Izraelit.

Trump gjatë konferencës për media tha se lideri izraelit ishte “shumë i qartë në lidhje me kundërshtimin e tij ndaj një shteti palestinez dhe unë e kuptoj këtë”.

Që nga 7 tetori i vitit 2023, ushtria izraelite ka vrarë mbi 66 mijë palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë. Bombardimet e pamëshirshme e kanë kthyer enklavën në të pabanueshme dhe kanë çuar në uri dhe përhapjen e sëmundjeve.

Nëntorin e vitit të kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​urdhër-arreste ndaj Netanyahut dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza. Izraeli gjithashtu përballet me një padi gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën në enklavën palestineze.

MARKETING