Netanyahu: Izraeli do të ketë kontroll të plotë të sigurisë mbi Rripin e Gazës

Netanyahu: Izraeli do të ketë kontroll të plotë të sigurisë mbi Rripin e Gazës

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se “Izraeli do të marrë kontrollin e plotë të sigurisë mbi Rripin e Gazës, duke përfshirë çarmatimin e plotë”, transmeton Anadolu.

Siç njoftoi zyra e kryeministrit izraelit, Netanyahu zhvilloi një takim me zyrtarë lokalë të vendbanimeve hebraike rreth Rripit të Gazës.

Netanyahu tha se “Hamasi do të eliminohet” në sulmet në Rripin e Gazës që kanë vazhduar që nga 7 tetori.

Kryeministri izraelit tha se do të vendoset “kontroll i plotë i sigurisë izraelite mbi Rripin e Gazës, duke përfshirë çarmatimin e plotë”.

Kjo deklaratë vjen vetëm disa orë pas deklaratës së tij në televizionin amerikan “Fox News”, në të cilën ai deklaroi se “ata nuk kanë ndërmend të pushtojnë apo sundojnë Gazën”.

Izraeli ka nisur sulme të pamëshirshme ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës që nga një sulm ndërkufitar nga grupi i rezistencës palestineze Hamas më 7 tetor.

Të paktën 11.078 palestinezë janë vrarë, duke përfshirë 4.506 fëmijë dhe 3.027 gra. Ndërkohë, sipas shifrave zyrtare, numri i viktimave nga pala izraelite është gati 1.600.

MARKETING