Netanyahu: Do të vazhdojmë të “pengojmë krijimin e një shteti palestinez”

Netanyahu: Do të vazhdojmë të “pengojmë krijimin e një shteti palestinez”

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ata do të vazhdojnë të “pengojnë krijimin e një shteti palestinez” dhe shprehu mbështetje për sulmet ndaj palestinezëve nga izraelitët që kanë uzurpuar tokat palestineze, transmeton Anadolu.

Televizioni izraelit “Channel 7” transmetoi komentet që Netanyahu bëri në një ceremoni që u mbajt me rastin e miratimit të ndërtimit të 17 vendbanimeve të reja në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Lidhur me sulmet ndaj palestinezëve nga izraelitët që kanë uzurpuar tokat palestineze, Netanyahu tha: “Populli izraelit beson në heroizmin e bijve dhe bijave tona. Ne mbrojmë të gjithë Izraelin, përfshirë Jahudën dhe Samarinë (Bregun Perëndimor)”.

Lidhur me ndërtimin e 17 vendbanimeve të reja në Bregun Perëndimor dhe aneksimin e rajonit, Netanyahu tha: “Unë premtova 25 vjet më parë se do të thellonim rrënjët tona dhe e bëmë së bashku. Thashë se do të parandalonim krijimin e një shteti palestinez dhe këtë po e bëjmë së bashku”.

Ndërsa Netanyahu bëri deklarata se Izraeli është më afër se kurrë vendosjes së sovranitetit mbi Bregun Perëndimor, ai nuk dha detaje mbi këtë çështje.

Që kur Izraeli nisi ofensivën e tij kundër Rripit të Gazës më 7 tetor 2023, ka patur rritje të ndalimeve, bastisjeve dhe sulmeve që synojnë palestinezët në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të pushtuar.

Që nga 7 tetori 2023, numri i palestinezëve të ndaluar në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor ka tejkaluar 11.800, ndërsa 794 palestinezë, përfshirë 167 fëmijë, janë vrarë në sulmet e ushtarëve izraelitë dhe izraelitëve që kanë uzurpuar tokat palestineze.

MARKETING