Netanjahu viziton spitalin e shkatërruar nga raketat e Iranit: Po paguajmë një çmim të rëndë!

Netanjahu viziton spitalin e shkatërruar nga raketat e Iranit: Po paguajmë një çmim të rëndë!

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu vizitoi spitalin Soroka në Be’er Sheva, në jug të Izraelit, pas sulmit me raketa të ndërmarrë nga Irani. Në një deklaratë për mediat, ai foli për situatën e rënduar të sigurisë dhe për bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara.

MARKETING

Mbështetje për Trump dhe mesazh për Iranin

Netanyahu theksoi se beson në vendimet e Presidentit Trump, duke e quajtur “lider global të jashtëzakonshëm dhe mik të madh të Izraelit”. Ai u shpreh i bindur se as Izraeli, as SHBA nuk do të lejojnë që Irani të zotërojë armë bërthamore:

“Trump e di lojën. E kemi të qartë: Irani nuk duhet dhe nuk do të ketë kurrë armë bërthamore. Ai nuk mund të pasurojë uranium. Ka qenë i gatshëm për negociata, por ata e mashtruan. Nuk mashtron dot Donald Trump.”

Sa i përket përfshirjes ushtarake të SHBA-së, Netanyahu tha se kjo është vendim i Presidentit Trump, por theksoi se SHBA po ndihmojnë në mbrojtjen ajrore të Izraelit.

“Gjithë populli izraelit po paguan çmimin”

Kryeministri vuri në dukje kostot njerëzore dhe personale të konfliktit, duke thënë:

“I gjithë populli i Izraelit po paguan çmimin. Kemi një luftë të vështirë dhe po e përballojmë me guxim. Ka njerëz të plagosur, familje që kanë humbur të dashurit.”

MARKETING