Nesër dita e gjykimit për Donald Trump, ish-presidenti lë shtëpinë në Florida dhe niset për në Nju Jork

Nesër dita e gjykimit për Donald Trump, ish-presidenti lë shtëpinë në Florida dhe niset për në Nju Jork

Donald Trump ka lënë shtëpinë e tij në Florida për të udhëtuar në Nju Jork përpara daljes së tij të paprecedentë në gjykatë nesër.

Ish-presidenti amerikan pritet të qëndrojë në ‘Kullën Trump’ në Manhattan përpara se të dorëzohet tek autoritetet të martën.

Ai pritet të arrestohet dhe të dënohet për akuza që rrjedhin nga pagesat e parave të bëra gjatë fushatës së tij të vitit 2016 për Shtëpinë e Bardhë.

76-vjeçari përballet me rreth 30 akuza për mashtrim të lidhur me dokumente, duke përfshirë të paktën një krim – lloji më i rëndë i veprës penale në SHBA.

 

 

Hetimi ka shqyrtuar pagesat e bëra për yllin porno Stormy Daniels dhe modelen e Playboy Karen McDougal.

Trump ka mohuar çdo akuzë dhe ka kritikuar hetimin si pjesë e një “gjuetie shtrigash” njëvjeçare që synon të dëmtojë kandidaturën e tij presidenciale në vitin 2024.

MARKETING