“Nëntori na bashkon”, Tetova hap turneun e volejbollit U16 me atmosferë fantastike
Turneu mbarëkombëtar i volejbollit për vajza U16 startoi sot në Tetovë, një organizim i koordinuar nga legjenda e volejbollit Habil Ajeti, me mbështetjen e Komunës së Tetovës.
Hapjen zyrtare e bëri kryetari i Komunës, Bilall Kasami, i cili përshëndeti ekipet pjesëmarrëse dhe vlerësoi angazhimin e tyre në kuadër të manifestimit “Nëntori na bashkon”.
Atmosfera në palestrën e qytetit ishte fantastike, me tribunat e mbushura plot, duke krijuar një ambient të ngrohtë dhe festiv. Skuadrat nga Vlora, Drenica, Kërçova dhe Tetova sollën energji, garë dhe emocion, duke i dhënë një fillim të mrekullueshëm këtij turneu tradicional që shënon edhe nisjen e festave të Nëntorit në Tetovë.

