Nënpresidenti amerikan refuzon të caktojë afat për çarmatimin e Hamasit, thotë se shumë gjëra janë “të paparashikueshme”

Nënpresidenti amerikan refuzon të caktojë afat për çarmatimin e Hamasit, thotë se shumë gjëra janë “të paparashikueshme”

Nënpresidenti i SHBA-së, JD Vance, refuzoi të jepte një afat kohor për grupin palestinez Hamas për t’u çarmatosur, duke thënë se situata mbetet “e paparashikueshme”, raporton Anadolu.

“Ne e dimë që Hamasi duhet të zbatojë marrëveshjen (e armëpushimit)”, u tha Vance gazetarëve gjatë vizitës në Izrael të martën.

I pyetur se sa kohë ka grupi përpara se SHBA-ja të ndërmarrë veprime ose të autorizojnë aleatët ta bëjnë këtë, Vance refuzoi të caktojë një afat kohor.

“Nuk do të bëj atë që presidenti i Shteteve të Bashkuara ka refuzuar deri më tani ta bëjë, që është vendosja e një afati të qartë, sepse shumë nga këto gjëra janë të vështira. Shumë nga këto gjëra janë të paparashikueshme”, tha ai.

MARKETING