Nëna e Shpatit e revoltuar, paralajmëron dënim ligjor për ata që “spekulojnë”

Nëna e Shpatit e revoltuar, paralajmëron dënim ligjor për ata që “spekulojnë”

Përmes një shkrimi të gjatë në rrjetet sociale, nëna e këngëtarit tashmë të ndjerë, Shpat Kasapi, Gjylymsere Kasapi ka reaguar për shkrimet të ndryshme në rrjete sociale dhe portale për marrëdhëniet e Shpatit me partneren e tij Selvije Jaho dhe me familjen e tij.

Gjylymsere Kasapi ka falënderuar të gjithë për mbështetjen në këtë periudhë të vështirë, por njëkohësisht, ka kërkuar nga opinioni publik që ta lënë të qetë familjen, duke paralajmëruar ndjekje ligjore për ata që, sipas saj, “spekulojnë”

“I falënderoj të gjithë familjarët e familjes KASAPI, familjes sime nga prindërit e mi dhe natyrisht të gjithë shoqërisë sonë ne përgjithësi, kolegëve dhe artistëve nga te gjitha trevat shqiptare për mbështetjen dhe ndarjen me ne, të dhimbjes së madhe qe po përjetojmë me largimin nga jeta të SHPATIT tone të dashur për të gjithë…! Ne mënyrë të veçantë dua të falënderoj SELVIJEN time të dashur, shpirtin e shpitit tim Shpatit, i cili jo vetëm qe e dashuronte por, e adhuronte për butësinë, çiltërsinë, moralin e një bashkëshorteje të devotshme, e cila maksimalisht ishte e përkushtuar jo vetëm si bashkudhëtuese në jetën e tyre të përbashkët, por edhe si një nënë e shkëlqyeshme e nipit tim te vogël, ROELIT”!

“Kjo u vërtetua edhe me faktin se Shpati ndërroi jetë në kraharorin e Selvijes, mbi të cilët u hodh edhe Roeli, duke mos kuptuar se çka ndodhë…!!! Falënderim të sinqertë dua të shpreh edhe për familjen e Sefer dhe Elida Jao, Agimin dhe Besnikun, një familje e mrekullueshme, te cilët gjatë gjithë periudhës martesore të Shpatit dhe Selvijes, kanë qëndruar afër nesh gjithmonë, kurse Shpatin e kishin jo si dhëndrin por si djalin e tyre…”!
“Çdo spekulim ndryshe nga kjo që me zemër të thyer dhe lot në sy prej nëne, vjehrre dhe gjysheje, do e dënoj jo vetëm moralisht por edhe ligjërisht…! Ju lutem atyre, që në këto momente mundohen të na shqetësojnë si familje në përgjithësi, cilindo prej emrave që përmenda më lartë, sidomos Selvijen time të dashur dhe të respektuar, e cila më mban të gjallë ne këto çaste të rënda për mua, të lejojnë t’a përjetojmë dhimbjen tonë të thellë dhe le të shohin punët e tyre personale”!
“Për fund, një FALEMINDERIM të thellë për gjithë ata qe na ngushëlluan për Yllin, Dritën dhe Birin tim dhe të tuajin SHPATIN…! PREHU NË PAQË SHPIRTI I MAMIT”, ka shkruar Kasapi.

MARKETING