Në takim me senatorë amerikanë, Kurti: Kosova mbetet përkrahëse e demokracisë dhe aleate e SHBA-së
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimin në Mynih të Gjermanisë, ku po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë, ka takuar disa senatorë amerikanë, me të cilët ka biseduar për sulmin terrorist serb në Banjskë.
Kurti, përmes një postimi në “X”, ka thënë se kishte kënaqësinë të takonte senatorët amerikanë Jeanne Shaheen, Pete Ricketts, Chris Van Hollen dhe Chris Murphy.
“Fola për nevojën e llogaridhënies nga Serbia pas sulmit terrorist në Banjskë, një shqetësim që është i përbashkët. Kosova mbetet përkrahëse e demokracisë dhe aleate e SHBA-së”, ka shkruar Kurti.
Gjatë qëndrimit në Mynih të ku po mbahet Konferenca e Sigurisë, kryeministri Kurti po zhvillon takime me udhëheqës përfaqësues dhe shtetërorë të vendeve të ndryshme. /Telegrafi/