Në sulmin ajror të Izraelit në Rafah vriten 8 palestinezë

Në sulmin ajror të Izraelit në Rafah vriten 8 palestinezë

MARKETING

Të paktën 8 palestinezë, përfshirë 3 fëmijë u vranë në sulmin ajror që avionët luftarakë izraelitë kryen ndaj qytetit Rafah në jug të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.

MARKETING

Sample Image

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare palestineze WAFA të cilin e bazon mbi burimet lokale, thuhet se avionët luftarakë izraelitë kryen sulm ajror ndaj dy shtëpive në Rafah.

Në sulm humbën jetën 7 persona ku 3 prej tyre fëmijë.

Po ashtu theksohet se edhe një grua ka humbur jetën në sulmin ajror që Izraeli ndërmori ndaj një shtëpie në lagjen Al-Jeine në lindje të qytetit Rafah.

MARKETING