Në sulmet izraelite në Gaza vriten 12 palestinezë, 10 prej tyre nga e njëjta familje

Të paktën 12 palestinezë, 10 prej të cilëve ishin nga e njëjta familje janë vrarë në sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.
Agjencia zyrtare palestineze e lajmeve WAFA njoftoi se 12 persona janë vrarë në sulmet e kryera ndaj Khan Younis në jug të Gazës dhe Beit Lahia në veri të Gazës.
Avionët izraelitë bombarduan një shtëpi të familjes Al-Farra në Khan Younis ku 10 anëtarë të familjes mbetën të vrarë.
Ndërsa dy persona u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën në një sulm të ushtrisë izraelite me mjete ajrore të armatosura pa pilot ndaj një pike ku palestinezët ishin mbledhur në rajonin Al-Atatra, në perëndim të Beit Lahia-s.