Në sulmet izraelite në Gaza në 10 ditët e fundit janë vrarë 815 palestinezë

Në sulmet izraelite në Gaza në 10 ditët e fundit janë vrarë 815 palestinezë

Të paktën 815 palestinezë janë vrarë në sulmet e dhunshme që ushtria izraelite ka kryer në 10 ditët e fundit në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

MARKETING

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, janë ndarë të dhënat e fundit në lidhje me viktimat dhe të plagosurit në sulmet që Izraeli vazhdon në Rripin e Gazës.

Sipas këtyre të dhënave 815 palestinezë janë vrarë në sulmet e dhunshme që ushtria izraelite ka kryer në 10 ditët e fundit.

Në 24 orët e fundit në spitalet në Gaza janë sjellë 82 të vrarë dhe 262 të tjerë të plagosur.

Të paktën 3.509 palestinezë janë vrarë dhe 9.909 të tjerë janë plagosur në sulmet që ushtria izraelite ka kryer që nga 18 marsi e deri më tani, duke shkelur armëpushimin e arritur më 19 janar.

Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 është rritur në 53.655 ndërsa numri i të plagosurve në 121.950.

Thuhet se në Rripin e Gazës nën rrënoja ende ka mijëra të vrarë.

MARKETING