Në sulmet e Izraelit pas “pauzës humanitare” janë vrarë 109 palestinezë

Në sulmet e Izraelit pas “pauzës humanitare” janë vrarë 109 palestinezë

Pas përfundimit të pauzës humanitare, 109 palestinezë u vranë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës, njoftoi Ministria e Shëndetësisë në Gaza, raporton Anadolu.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Ashraf al-Qudra tha se sulmet izraelite në Gaza po vazhdojnë.

Ai ka konfirmuar se që nga mëngjesi i sotëm janë vrarë 109 persona. Pauza humanitare midis Izraelit dhe Hamasit, i cili hyri në fuqi më 24 nëntor, përfundoi të premten në mëngjes.

Të paktën 109 palestinezë u vranë dhe qindra u plagosën ndërsa Izraeli vazhdon sulmet e saj në zona të ndryshme të Rripit të Gazës.

Sipas Qeverisë në Gaza, numri i palestinezëve të vrarë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori ka kaluar 15.000, përfshirë më shumë se 6.150 fëmijë dhe më shumë se 4.000 gra.

MARKETING