Në seancën e radhës të Kuvendit do të shpallet konkursi për kreun e ri të KRRE-së

Në seancën e radhës të Kuvendit do të shpallet konkursi për kreun e ri të KRRE-së

Vendimi për shpalljen e konkursit për kryetar të ri të Komisionit Rregullator të Energjetikës do të merret në seancën e ardhshme të Kuvendit. Shpallje pason pas dorëheqjes së kryetarit të deritanishëm Marko Bislimovski.

Dorëheqja erdhi dy javë pasi Policia Financiare paraqiti kallëzim penal ndaj Bislimovskit, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar.

Sipas kallëzimit, ai nuk ka vepruar me kohë në lidhje me marrjen e licencës së kompanisë “Triterol Petrol”, në pronësi të biznesmenit Lupço Pecov, i njohur si “Djalli”, edhe pse nuk i plotësonte kushtet për ushtrimin e veprimtarisë energjetike.

MARKETING