Në Rumani, nënkryetari i TİKA-s, Dr. Mahmut Çevik realizoi vizitë me sindikatat turke dhe tatare

Në Rumani, nënkryetari i TİKA-s, Dr. Mahmut Çevik realizoi vizitë me sindikatat turke dhe tatare

Nënkryetari i TİKA-s, Dr. Mahmut Çevik, gjatë vizitës së tij disaditore në Rumani, ka realizuar një sërë takimesh me përfaqësues diplomatik, OJQ dhe sindikata vendase.

Gjatë këtyre takimeve, që u realizuan ditë më parë, Dr. Çevik u takua me deputetin e pakicës kombëtare turke rumun, Iusein IBRAM, deputetin e pakicës kombëtare tatare, Varol AMET dhe deputetin e pakicës kombëtare kroate , Ghera Giureci Slobodan, ku mes tjerash së bashku me delegacionin e tij realizuan takime me Partinë e Unionit Demokratik Rumun dhe Bashkimin Demokratik të Turqve Tatar-Musliman Rumunë.

Në saje të këtyre dy takimeve me rëndësi të veçantë që u zhvilluan në Kostancë të Rumanisë, Dr. Mahmut Çevik, së bashku me delegacionin e tij, u njoftuan për së afërmi mbi mbarëvajtjen e aktiviteteve që zhvillojnë sindikatat turke në Rumani dhe unioni tatar-muslimanë i turqve në këtë vend.

Në takimin e mbajtur me unionin e turqve tatarë-muslimanë, me përmallim u përkujtuan edhe turqit e vrarë tatarë që kishin migruar nga vendi para 79 viteve.

MARKETING