Në protestë ndaj reformave në drejtësi, më shumë rezervistë izraelitë japin dorëheqje

Në protestë ndaj reformave në drejtësi, më shumë rezervistë izraelitë japin dorëheqje

Edhe 120 rezervistë të tjerë informuan Forcat Ajrore të Izraelit (IAF) se nuk do të paraqiten në detyrë në shenjë proteste kundër planit të qeverisë për reformën në drejtësi, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 830, transmeton Anadolu.

Një zëdhënës i paidentifikuar ushtarak theksoi në Radion e Ushtrisë Izraelite se refuzimi i tyre për të shërbyer përbënte një kërcënim për efektivitetin e ushtrisë.

Sipas një raporti të Korporatës Publike Izraelite të Transmetimeve (KAN), nga 830 sa është numri i rezervistëve që kanë ndërmarrë një hap të tillë, më shumë se 260 janë pilotë.

Në një letër të hapur të shpërndarë dje, shefi i shtabit të ushtrisë izraelite, gjenerallejtënant Herzi Halevi, iu drejtua atyre që dhanë dorëheqje nga shërbimi ushtarak rezervë duke u shprehur se “nëse nuk kemi një ushtri të fortë dhe të bashkuar, nëse më të mirët nuk shërbejnë, ne nuk do të mund të ekzistojmë më si shtet në këtë rajon”.

MARKETING