Në Ohër arrestohen 13 shtetas të Shqipërisë që punonin pa leje pune

Më 14 prill 2025, rreth orës 13:00, pranë një kompleksi hotelesh në rrugën “Naum Ohridski” në Ohër, zyrtarë policorë nga Qendra Rajonale për Punë Kufitare “Perëndimi” ndaluan 13 shtetas të Shqipërisë, të cilët më herët ishin kapur duke kryer aktivitete ndërtimore pa leje të rregullt pune.
Nga masat e ndërmarra është konstatuar se ata kishin hyrë ligjërisht në shtet po atë ditë, më 14 prill 2025, por nuk posedonin leje të vlefshme për qëndrim të përkohshëm për qëllime pune, në përputhje me nenin 80 të Ligjit për të Huajt.
Gjithashtu, ata nuk posedonin as certifikatat e nevojshme që janë të detyrueshme sipas normave të parashikuara për zbatimin e Ligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për qasje të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor.
Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, Qendra Rajonale “Perëndimi” do të dorëzojë kallëzim përkatës.