Në mesazhin e Bajramit, presidenti Erdoğan thekson mbështetjen për integritetin territorial të Sirisë

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan tha sot se Türkiye nuk do të lejojë sabotimin e integritetit territorial të Sirisë ose acarimin e destabilitetit përgjatë kufirit jugor turk, transmeton Anadolu.
Në një mesazh me rastin e Fitër Bajramit, Erdoğan theksoi se Türkiye do të “vazhdojë punën që kemi nisur në përputhje me qëllimin tonë ‘Türkiye pa terrorizëm’ në përputhje me udhërrëfyesin tonë”, duke iu referuar një nisme për të shuar grupin terrorist PKK/YPG.
Türkiye nuk ka “durim të pakufishëm” për këtë çështje, paralajmëroi ai, duke thënë se pret që PKK/YPG-ja terroriste të shpërbëhet dhe “të lë armët plotësisht pa ndonjë vonesë të mëtejshme”.
Erdoğan fali namazin e Bajramit në Xhaminë e Madhe Çamlıca të Istanbulit, ku iu drejtua besimtarëve.
Në lidhje me situatën në Gaza, e cila tani po vuan nga sulmet e rifilluara izraelite në një luftë që filloi në tetor 2023, ai tha: “Ne shohim dhe dimë se çfarë po ndodh në Palestinë”.