Në Maqedoni është regjistruar 506.586 hektarë tokë e punueshme

Në vitin 2024 janë regjistruar 506.586 hektarë tokë e punueshme, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë.
Për sa i përket tokës së punueshme, rënie është vërejtur te lavrat dhe kopshtet për 2.0 % dhe te vreshtat për 1.7%, ndërsa rritje vërejmë te pemëtaria për 3.1 %.
Në të njëjtën periudhë, prodhimi i patates është rritur për 9.0 % dhe i trangujve për 3.6 %. Ndër kulturat e tjera rënie më të madhe është vërejtur tek orizi për 6.9 %, luledielli për 10.2 % dhe jonxha për 6.7 %.
Në vitin 2024 krahasuar me vitin 2023 është vërejtur një rritje e ndjeshme e prodhimeve te të gjitha pemët. Rritje më të madhe e prodhimeve është vërejtur te molla për 59.1% dhe te qershiat për 41.0%.