Në kryeqytetet e SHBA-së dhe Meksikës mbahen demonstrata pro-palestineze në solidaritet me Gazën

Në kryeqytetet e SHBA-së dhe Meksikës mbahen demonstrata pro-palestineze në solidaritet me Gazën

Në Washington DC dhe në Mexico City janë mbajtur tubime dhe marshime në solidaritet dhe në mbështetje për Rripin e Gazës, raporton Anadolu.

Studentët nga Universiteti George Washington (GWU) janë tubuar për të marshuar në Washington DC për të shprehur mbështetje për Gazën.

Ndërkohë, një protestë pro-palestineze u mbajt edhe në Mexico City, ku demonstruesit ndezën qirinj dhe vendosën lule në shenjë solidariteti me popullin palestinez.

Të paktën 700 palestinezë janë vrarë dhe mbi 900 janë plagosur në sulmet ajrore izraelite në Gaza që nga e marta të cilat prishën një marrëveshje armëpushimi dhe shkëmbimi të të burgosurve që ishte mbajtur që nga janari.

Që nga tetori i vitit 2023, rreth 50 mijë palestinezë janë vrarë, kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe mbi 112 mijë të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite në Gaza.

Në nëntor të muajit të kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhër-arreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli për luftën brutale në enklavë përballet me një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

MARKETING

preload imagepreload image