Në konferencën mbi “Islamofobinë” në Katar u bë thirrje për “veprim të përbashkët”

Në konferencën mbi “Islamofobinë” në Katar u bë thirrje për “veprim të përbashkët”

Në konferencën ndërkombëtare mbi “Islamofobinë” në Katar u theksua se duhet të ndërmerren veprime të përbashkëta kundër islamofobisë, e cila ka filluar të përhapet në mënyrë alarmante në mbarë botën, raporton Anadolu.

Midis 30 shtator-1 tetor, në Universitetin Georgetown Qatar u mbajt një konferencë ndërkombëtare me temë “Historitë dhe Praktikat Globale të Islamofobisë”.

Në konferencë përveç akademikë nga Universitti morën pjesë edhe sociologu Yasin Aktay, gazetarë, artistë dhe studentë universitarë.

Pjesëmarrësit diskutuan faktorët e ndryshëm globalë, historikë, fetarë dhe politikë që kanë bërë që fenomeni i islamofobisë të përhapet në mbarë botën, ndërsa theksuan rëndësinë e hulumtimit, dialogut, bashkëpunimit për të eliminuar praktikat e urrejtjes, paragjykimit dhe diskriminimit.

Dekani i Universitetit George Town, Safwan al-Masri, në fjalimin në mbyllje të konferencës, tregoi se po inicon nismat globale për t’u përballur me racizmin në të gjitha format dhe manifestimet e tij.

Edukimi, rritja e ndërgjegjësimit, dialogu, zhvillimi i politikave dhe organizimi i takimeve që mbledhin së bashku ekspertë dhe politikëbërës, janë ndër shembujt që Al-Masri i dha që mund të jepen si shembuj të punës së kryer në këtë fushë. “Konferenca u organizua për të tërhequr vëmendjen ndaj islamofobisë, për t’u përballur me efektet e saj shkatërruese dhe për të mbështetur përpjekjet e aktivistëve, edukatorëve dhe intelektualëve”, tha ai.

Profesori i Retorikës dhe Mendimit Antikolonial të Universitetit Leeds, Salman Sayyid, nga ana tjetër, në sesionin ku u trajtuan rrënjët intelektuale të problemit, tha se islamfobia, bazohet në idenë se nuk ishte e mundur të “integrohen muslimanët në shoqëri”.

“Edhe pse islamofobia është një formë e qeverisjes raciste që synon besimin islam, nuk është e nevojshme që një person të jetë musliman për t’u ekspozuar ndaj islamofobisë, mjafton të jetë afër muslimanëve ose të shihet si musliman”, theksoi Sayyid.

Profesori i fesë, marrëdhënieve ndërkombëtare dhe studimeve islame në Universitetin Georgetown, dhe njëherësh Drejtor themelues i Qendrës për Mirëkuptimin Muslimano-Kristian Alwaleed, John Esposito, vlerësoi se “Islamofobia nuk është një fenomen që do të zhduket së shpejti, përkundrazi po përkeqësohet edhe më shumë”.

MARKETING