Në bisedimet e Stambollit me Ukrainën, Rusia propozon shkëmbimin e 1.200 ushtarëve të tjerë të zënë rob

Rusia dhe Ukraina kanë përfunduar raundin e tretë të bisedimeve të paqes në Stamboll për më pak se një orë.
Korrespondenti i Anadolu-t raporton se takimi ndërmjet delegacioneve pasoi kontaktet mes krerëve të tyre dhe filloi rreth orës 20:37 me kohën lokale dhe përfundoi rreth orës 21:16.
Pas takimit, Vladimir Medinsky, kreu i delegacionit rus, tha se Rusia propozoi formimin e tre grupeve të punës online, secili i fokusuar në fusha të ndryshme, respektivisht në fushat politike, humanitare dhe ushtarake.
Ai gjithashtu tha se palët ranë dakord të shkëmbejnë 1.200 trupa të zënë rob dhe se Moska propozoi të shkëmbehen jo vetëm personeli ushtarak, por edhe civilë, përkatësisht rreth 30 persona që Ukraina i ka kapur vitin e kaluar në rajonin rus Kursk.
Medinsky gjithashtu theksoi se deri më tani Rusia ka kthyer rreth 7 mijë trupa të rënë ukrainasë dhe ka ofruar të dorëzojë edhe 3 mijë trupa të tjerë, si dhe të marrë çdo numër të ushtarëve të saj të rënë që gjenden në Ukrainë.
Ai shtoi se Moska gjithashtu ka propozuar shpalljen e armëpushimeve 24 deri 48-orësh për të mundësuar evakuimin e ushtarëve të plagosur dhe tërheqjen e trupave të të rënëve.