Ndryshimet e reja nga Microsoft pritet të rrezikojnë hudhjen në plehra të 240 milionë kompjuterëve
Plani i Microsoft për të ndaluar së mbështeturi sistemin operativ Windows 10, po sjell shqetësime të mëdha për rreth 240 milionë kompjuterë në nivel global.
Ky ndryshim pritet të shkaktojë një fluks të madh të mbetjeve elektronike, duke rrezikuar hedhjen në plehra të rreth 480 milionë kilogramëve pajisje elektronike, peshë kjo e përafërt me atë të 320 mijë makinave, sipas Canalis Search.
Edhe pse shumë nga këta kompjuterë mund të jenë funksionalë për vite pas përfundimit të mbështetjes për Windows 10, Canalis paralajmëroi se kërkesa për pajisje pa përditësime sigurie mund të jetë e ulët.
Microsoft ka zbuluar planin për të ofruar përditësime sigurie për pajisjet me Windows 10 deri në tetor të vitit 2028. Megjithatë çmimi për këtë shërbim ende nuk është bërë i njohur.
Ndërkohë, Canalis sugjeron se “migrimi” në kompjuterë më të rinj mund të jetë me kosto më efektive.
Ndryshimet vijnë në kontekstin e synimeve për të ndërprerë mbështetjen për Windows 10, ndërsa sistemi i ardhshëm operativ i Windows pritet të sjellë teknologji të avancuar të Inteligjencës Artificiale. /Telegrafi/