Ndodh në Itali, 56-vjeçari maskohet si e ëma e vdekur për të marrë pensionin e saj

Ndodh në Itali, 56-vjeçari maskohet si e ëma e vdekur për të marrë pensionin e saj

Një ngjarje e pazakontë dhe tronditëse ka dalë në dritë në Borgo Virgilio, pranë Mantovas në Lombardi, ku një 56-vjeçar u përpoq të mashtronte autoritetet duke u veshur si nëna e tij e ndjerë, vetëm për të rinovuar dokumentet dhe për të vijuar marrjen e pensionit të saj.
Sipas mediave italiane, burri, me profesion infermier u paraqit në zyrat komunale i veshur si grua, duke u shtirur si nëna e tij 85-vjeçare, e cila ka ndërruar jetë në vitin 2022.
Mësphet se ai kishte mbajtur trupin e saj në banesë, për të vazhduar përfitimin e pensionit.

Zyrtari përgjegjës për rinovimin e kartës së identitetit vuri re se “gruaja” që kishte përpara nuk përputhej me atë që duhej të ishte:

MARKETING