Ndihmë financiare për kategoritë e cenueshme të qytetarëve, për të ulur shpenzimet e energjisë elektrike

Ndihmë financiare për kategoritë e cenueshme të qytetarëve, për të ulur shpenzimet e energjisë elektrike

Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale ka marrë vendim për mbështetje financiare për familjet me një ose më shumë fëmijë me nevoja të veçanta, shfrytëzuesit e ndihmës së veçantë financiare dhe vendime për marrjen e mbështetjes financiare për familjet kujdestare, të cilët kujdesen për një deri pesë persona në familjen e tyre.

Vendimet janë pjesë e masave për mbështetje të drejtpërdrejtë financiare për kategoritë e cenueshme të qytetarëve, me qëllim uljen e shpenzimeve të shfrytëzuara të energjisë elektrike.
Siç thekson Ministria, masat synojnë përmirësimin e standardeve të jetesës së këtyre familjeve.

“Në përputhje me protokollin e nënshkruar me EVN Home çdo muaj, më së voni deri me datën 5 në muaj, personat e kontaktit nga MEMBM-së deri tek personat e kontaktit nga EVN u dorëzojnë listat e shfrytëzuesve, të cilëve duhet të ulen faturat për shpenzimin e energjisë elektrike për muajin aktual në përputhje me Programin”, kumtoi Ministria.

Thuhet se listat u dorëzohen personave të kontaktit, në formë elektronike, në adresën e mëposhtme të emailit: [email protected].

Secila nga listat duhet të jetë në format Excel (.xls / .xlsx) dhe të përmbajë: Numrin e Vendimit të miratuar nga Ministria; Numrin e përdoruesit nga baza e të dhënave EVN Home; Numrin e vendit të shpenzimit dhe Shumën e mbështetjes së drejtpërdrejtë financiare.

MARKETING